Kurti: Normalizimi me Serbinë – Asociacioni nuk është prioritet!

KRYEMINISTRI IRLANDEZ: TË HIQEN MASAT KUFIZUESE TË BE-së NDAJ KOSOVËS

Kryeministri irlandez i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovës i ka kërkuar kryeministri Albin Kurtit themelimin e Asociacionit të Komuunave me Shumicë Serbe.

Sipas tij asociacioni duhet të jetë një mikroshtet ndërsa bëri thirrje për heqjen e masave nga BE.

“Qëndrimi I qeverisë irlandeze është se masat kufizuese që janë vënë ndaj Kosovës duhet të hiqen. Është shumë me rëndësi që kryertarët e komunave në veri të zgjidhen në mënyrë demokratike dhe të përfaqësojnë njerëzit në ato zona. Dua të shoh Asociacionin që po themelohet. Kjo duhet të bëhet në koordinim të atyre zonave dhe nuk dua të shoh të krijohet një mikroshtet brenda Kosovës. Nuk do të ishte e dobishme për të ardhmen”, tha Leo Vardakar.

E kryeministri Kurti ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të reagoj sic ka thënë ndaj shkeljeve që po i bën dhe mund ti bëjë Serbia marrëveshjeve në kuadër  të procesit të dialogut.

Sipas tij moszbatimi i marrëveshjeve nga Serbia është arsyeja se pse Kosova po insiston të ketë nënshkrim të  Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit dhe aneksit të Ohrit.

Nga kryeministri irlandez është kërkuar të përkrahë Kosovës në rrugën e saj për anëtarësim në Be dhe Këshillin e Evropës.

Kryeministri irlandez ka takuar edhe presidenten Vjosa Osmani.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share