Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pritur sot në sheshin Iliria në Tetovë me koncert nga legjendat e muzikës shqiptare, grupi Elita 5 si dhe nga shumë qytetarë të Tetovës e Pollogut, përcjell KlanM. Përveç Kurtit, të pranishëm në koncert janë edhe kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti dhe ai i Alternativës, Afrim Gashi.
Kurti mes tjerash tha se nuk e parashikonte në agjendën e tij një mikpritje kaq madhështore.
“Teksa po e shikoja agjendën për vizitën e sotme e vura re që protokolli e kishte shkruar manifestim dhe koncert në Sheshin “Iliria” në Tetovë dhe më pas në kllapa ‘priten mijëra njerëz’. Unë jam shumë i lumtur teksa po takohem me juve, me kaq shumë motra dhe vëllezër të mi nga Tetova dhe nga vendbanimet tjera nga Pollogu. Protokolli im janë të zot por nuk e kanë pasur të vështirë ta parashikojnë se do të jetë një tubim kaq i madh mbresëlënës sonte sepse bëhet fjalë për Tetovën, bëhet fjalë për tetovarët”, tha Kurti.