Kurti: Në KEK ka pasur keqpërdorime edhe në të kaluarën, por nuk janë trajtuar nga prokuroria

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth rastit të arrestimit të kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës Nagip Krasniqi.

Kurti tha në seancën e kuvendit se në KEK ka pasur keqpërdorime edhe në të kaluarën, por nuk janë trajtuar nga ana e prokurorisë.

“Është e vërtetë që pati një gëzim opozitar për arrestimin e kryeshefit Krasniqi, mirëpo ky është fakt i opozitës, nuk është fakt i çështjes. Ne e dimë që ka pasur shumë kryeshefa në KEK, ka pasur keqpërdorime marramendëse, mirëpo asnjëherë nuk janë trajtuar nga sistemi i drejtësisë përkatësisht nga prokuroria”, tha Kurti.

Ai theksoi se me rastin e kryeshefit të KEK-ut ka pasur gëzim tek opozita.

“Është e vertëtë që dje u arrestua kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi. Ai është në ndalje per 48 orë. Eshte sistemi i drejtësisë që merret me çështjen e drejtësisë. Kjo çështje ka fakte urojmë që ato të mërren me profesionalizëm dhe përpikëri”, theksoi ai.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share