Kryeministri Albin Kurti u takua sot me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.
Infantino i dhuroi Kurtit një top me emrin e tij në të si dhe një fanellë me numrin 9.
Në momentet kur po bënin fotografi me topin, Kurti bëri një shaka, duke thënë se duhet t’ia tregojë opozitës, në mënyrë që ta godasin aty.
“Pasi që emri im është këtu, mundem t’i tregoj opozitës, kështu që ata mund të më godasin këtu”, tha Kurti, duke shkaktuar të qeshura në takim. /Klankosova.tv