Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit me krerët opozitarë.
Kurti ka thënë ata janë më shumë të pakënaqur sesa mospajtues.
Ai tha se me krerët opozitarë kanë biseduar për procesin e dialogut, njofton Klankosova.tv.
“Krerët opozitarë janë më shumë të pakënaqur se mospajtues. Kemi biseduar për procesin e bisedimeve që po zhvillohet në Bruksel, për dialogun që do të jetë gjithmonë parimor, për idetë me të cilën testohen palët, në të njëjtën kohë dhe përpjekjen e faktorit ndërkombëtar që të arrijnë deri te marrëveshje finale, që duhet të jetë me normalizim të plotë dhe me njohjen reciproke në qendër”, ka thënë Kurti.