Kurti: KFOR të ruajë kufirin me Serbinë

Hapet pika kufitare e Jarinës

Pas hapjes së pikëkalimit kufitar në Bërnjak javë më parë nga kjo e mërkurë është hapur për qarkullim edhe pika kufitare në Jarinjë. Këto dy pika kufitare që gjenden në veri të Kosovës u mbyllën më 24 Shtator, pas sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovë ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Për situatën në veri, kryeministri ka Kurti diskutuar me komandantin e ri të KFOR-it, Ozkan Ulutash. Në njoftimin për media, thuhet se kryeministri ka kërkuar që forcat shtesë të KFOR-it, që janë dërguar në Kosovë, “të koncentrohen në ruajtjen e kufirit me Serbinë”.

Kurti tha se Kosova është e interesuar që të rrisë bashkëpunimin me KFOR-in. Bashkëpunimin me KFOR-in dhe ruajtjen e kufirit me Serbinë e sheh të rëndësishëm edhe drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli.

“Serbia nuk fle dhe në këtë kuptim duhet të jemi shumë të kujdesshëm që në raport me të gjitha shtetet demokratike të rajonit, të jemi në bashkëpunim të përhershëm për çështjet e sigurisë së vendit tonë.”

Pas gjetjes të sërishme të arsenalit të armëve edhe në një fshat serb në Vushtrri ai dyshon që bandat serbe mund të jenë mirë të organizuara edhe në komunat jugore të banuara me shumicë serbe.

Pas sulmit të Banjskës,autoritetet në Kosovë kanë konfiskuar arsenal armësh e municionesh në veri, kryesisht në fshatin Basnjskë. Ndërsa NATO-ja ka rritur praninë në Kosovë duke dërguar trupa shtesë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share