Kurti i reagon Borrellit: Dezinformimi është i papranueshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka reaguar përfaqësuesit të BE-së, Josep Borrell, duke thënë se stërvitjet e sotme të Regjimentit III të FSK-së në Mitrovicën e Jugut janë aktivitet rutinë.

Sipas Kurtit, ky aktivitet është i planifikuar çdo vit, për të cilin KFOR-i tha se është plotësisht i informuar.

“Ai përbëhej nga 215 ushtarë që shkonin nga kazerma “Minatori” në Frashër dhe ktheheshin. Dezinformimi është i rrezikshëm dhe i papranueshëm”.

“Bazuar në provat e shumta dhe në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe të drejtat e procesit të rregullt ligjor, Policia ka arrestuar një person në Mitrovicën e Veriut për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan më 29 maj. Si kryeministër i një shteti demokratik nuk jam i përfshirë aspak në hetimin e krimeve dhe arrestimeve”, tha Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se përhapja e panikut edhe pretendimeve të rreme vetëm sa i ndezin tensionet dhe se nuk ndihmojnë ata që kërkojnë përshkallëzimin e tyre.

“Një thirrje për të gjithë: ju lutemi konfirmoni burimet tuaja dhe prisni informacione zyrtare nga institucionet e Kosovës përpara se të vendosni të angazhoheni publikisht në transmetimin e lajmeve ose parashikimin e ngjarjeve”, tha Kurti, transmeton Klankosova.tv

Lexo gjithashtu
Total
0
Share