HOVENIER: NJË APO DISA STRUKTURA QËNDROJNË PAS SULMIT NË VERI
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkoi Shteteve të Bashkuara të rrisë ndihmën, për siç tha, “planet luftarake të Serbisë”. Në bisedën e zhvilluar me këshilltarin për Çështje të Sigurisë Kombëtare të presidentit amerikan Joe Biden, Jake Sullivan, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, falënderoi Uashingtonin për mbështetjen e ofruar ndaj Kosovës pas sulmit ndaj Policisë në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
“Sullivan dhe kryeministri Kurti biseduan edhe për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilin Sullivan nënvizoi se është zgjidhja e vetme afatgjate për të siguruar stabilitet në tërë Kosovën”, thuhet në njoftim.
Ndrëkohë Kurti tha se ka siguruar Sullivan për vazhdimin e bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.
“Zotimi ynë për të mbrojtur të gjithë qytetarët mbetet i palëkundur”, shkroi Kurti në X.
Shtëpia e Bardhë më 29 shtator i bëri thirrje Serbisë të tërheqë trupat ushtarake të dislokuara përgjat kufirit me Kosovën, duke e cilësuar si zhvillim “shumë destabilizues”. Në këtë drejtim I shqetësuar është edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier. Ai tha të shtunën se një apo disa struktura qëndrojnë pas sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës javën e kaluar. I pyetur nga BBC nëse Serbia qëndron pas sulmit, Hovenier tha se sasia dhe cilësia e armëve të gjetura në Banjskë të Zveçanit tregojnë se “sulmuesit serbë etnikë nuk i siguruan ato vetë”./KlanMacedonia