Bërnabiç: Kosova-Serbi, Kurti: Na njohin 117 shtete
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabic shkëmbyen replika mes njeri tjetrit në samitin e bankës evropiane të investimeve në Londër.
Teksa po fliste për investimet e huaja në Serbi, Bërnabiç tha se statistikat e saj nuk e përfshinin Kosovën e Metohine krahinën autonome pjesë e Serbisë qëndrore.
“Sipas statistikave për vitin 2023 ne kemi dhënë 52 mijë leje punësimi për të huajt kurse në vitin 2015 ne kishim vetëm 6300 të huaj të pajisur me këto leje. Këto shifra dëshmojnë se Serbia po ndryshon. Dhe kur them Serbia qendrore, është e dyta herë që po e them këtë. Unë mendoj Serbinë ku nuk janë përfshirë në statistikat që kanë të bëjnë me krahinën tonë autonome të Kosovës e Metohisë, që ne natyrisht e shohim si pjesë të Serbisë.”
Kjo deklaratë solli reagimin e kryeministrit Kurti që i kujtoi pjesëmarrësve se shteti që ai përfaqëson quhet Republika e Kosovës që njihet nga 117 shtete dhe që nuk bashkëpunon si Serbia me Rusinë, por me BE-në.
“Vendi im quhet Republika e Kosovës, jo ashtu siç ju referua këtu, ‘Kosova e Metohija’. Nëse unë do të vijoja me këto terma unë do të duhej të thoja në vend të Serbisë, ‘Serbia e Vojvodina’, Sanxhaku, Toplica, Rashka, Lugina e Preshevës dhe province e Timokut.”
Kosova tha me tej Kurti është shtet i njohur nga 117 vende anë e mbanë botës, 22 nga 27 në Europë, 26 nga 30 në NATO dhe 3 nga 4 vendet fqinje. Kosova ndryshe nga Serbia theksoi Kurti i ka vënë sanksione Rusisë dhe dëshiron që Ukraina ta fitojë luftën.
Klan News