Kurti: Besoj që BE-ja, 18 marsin do ta bëjë ditë të suksesshme për demokracinë e sigurinë

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po qëndron për vizitë në Kosovë.

Gjatë ditës së sotme, ai zhvilloi takime me presidenten Osmani dhe me kryeministrin Kurti.

Ky i fundit, ndonëse nuk u paraqit për media pas takimit, zgjodhi Twitterin për të dhënë pak detaje nga ky takim.

“E mirëprita të dërguarin Lajçak sot në Prishtinë dhe ia konfirmova qasjen tonë të hapur dhe konstruktive për negocimin e aneksit të propozimit të BE-së për Marrëveshjen Themelore. Besoj se BE-ja mund të kontribuojë për ta bërë 18 marsin një ditë të suksesshme për demokracinë në Evropë dhe sigurinë në rajon”, theksoi Kurti në këtë postim. /Klankosova.tv

Lexo gjithashtu
Total
0
Share