“RECIPROCITETI – LAJÇAKU I NJOFTUAR PËR SECILIN VENDIM”
Dy ditë pas vendimit që morri qeveria Kurti për reciprocitet ndaj Serbisë për cështjen e letërnjoftimeve dhe shansin e fundit që u jep qytetarëve serb të Kosovës për t`i kthyer targat e veturave në RKS ka folur vetë kryeministri Kurti për këtë vendim.
Ka thënë se emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, është i njoftuar për secilin vendim që merret.
Kryeministri, Kurti, ka thënë se çështja e targave të automjeteve ka qenë qysh nga koha e pasluftës, “trashëgimi e strukturave të lëna nga Millosheviqi”.
Kurti ka thënë se Beogradi po bën gabim me paralajmërimin për të dalë nga dialogu dhe se këtyre paralajmërimeve tha se janë trembur vetëm zyrtarët në Bruksel.
Këtë javë në Kosovë dhe Serbi ishte i dërguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajcak. Ai ka paralajmëruar marrëveshje të reja së shpejti. Për to ka thënë se nevoitet vullneti politik, shpresa e tij është për një takim Kurti Vuciq para pushimeve të verës.