Kurti: Asgjë nuk i shërben paqes më shumë se anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO

Kryeministri i Kosovës njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë pjesë virtualisht në Internacionalen Socialiste.

Kurti përmes një video-adresimi ka thënë se asgjë nuk i shërben paqes dhe sigurisë së rajonit dhe Evropës sa anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në Aleancën Veri-Atlantike.

Ai tha se “sa më shumë që integrohen qytetarët e komunitetit serb në Republikën e Kosovës, aq më të vështirë e ka Serbia që ta arrijë te vizioni i saj për zgjerim territorial”.

“Vetëm vitin e kaluar Serbia i kidnapoi tre policë prej brenda kufijve tanë dhe më 24 shtator bëri sulm terrorist që vrau një polic, me qëllimin përfundimtar që ta aneksojë pjesën veriore të territorit tonë. Jemi të përkushtuar fort në vlerat dhe idetë që i përshkojnë këto organizata dhe nuk ka asgjë që do t’i kontribuonte më shumë paqes, stabilitetit, sigurisë dhe demokracisë në Ballkan Perëndimor dhe Evropë sesa anëtarësimi i Kosovës”, deklaroi Kurti mes tjerash/ Klankosova.tv

Lexo gjithashtu
Total
0
Share