KOVAÇEVSKI SIGURON QYTETARËT SE DO TË KENË NGROHJE QËNDRORE
Të gjitha institucione, komuna dhe kompani të cilët harxhojnënë mënyrë të pakontrrolluar energji elektrike do të publikohen. Këtë e deklaroi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi i cili shtoi se kjo sjellje është e patolerueshme në kohë krize. Ndërsa më shumë se gjysma e shkollave fillore dhe të mesme nuk kanë aplikuar për tu subevncionuar nga shteti për të paguar më lirë energji elektrike, raporton Klan M.
“Ka një vit që po flasim që ka krizë energjitike ndërsa një pjesë e funskionarëve nuk kanë kursyer rrymë, mund të them se janë të pandërgjegjshëm. Paramendoni të keni mundësi të paguani rrymë prej 95 euro ndërsa paguajnë me çmim prej 400 eurove. Shkollat kanë pasur mundësi të aplikojnë për këtë por nuk e kanë bërë” – tha Kreshnik Bekteshi.
E ministri i Bekteshi derisa fliste drejtori i EMV-së vendosi të bëj ca vizatime në letër.
Ndërsa drejtori i EMV-së, Kovaçevski siguron që qytetarët do të kenë ngrohje qëndrore ndërsa qytetarët në Shkup-veri nuk do të kenë probleme me ngrohje as rritjen e faturave përshkak që tashmë këtë ngrohtore do ta menaxhojë EMV.
“Deri në fund të javës do të kemi llogaritje të saktë sa këto organe kanë nevojë për energji elektrike dhe sa finansiarisht do të duhet Qeveria ta paguajë EVM-në” – tha Vasko Kovaçevski, drejtor i EVM-së.
Ende nuk dihet se sa është shuma që po harxhohet nga buxhet për t’i subvencionuar shkollat fillore dhe të mesme. Kjo do të dihet deri në fund të muajit dhjetor. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Arbana Qerimi