“Kurrë nuk kam pasur dëshirë të kem fëmijë”, Armend Rexhepagiqi trazoi rrjetin me deklaratën e tij! Figura publike përkrahin artistin…

Armend Rexhepagiqi, një nga figurat më të rëndësishme të muzikës në Kosovë, ishte së fundmi mysafir në emisionin “Canapé” në T7, ku pas shumë vitesh vendosi të flasë për tema që deri tani i kishte mbajtur larg vëmendjes publike.

Rexhepagiqi hapi zemrën për marrëdhënien e tij me konceptin e të qenit baba, duke pranuar se kurrë nuk kishte ndier dëshirën për të pasur fëmijë.

“Kurrë nuk kam pas dëshirë që të kem fëmijë…Nuk ka ekzistuar dëshira as nga ana ime e as nga ana e bashkëshortes që të kemi fëmijë”, ka deklaruar ai.

Ai tregoi se fokusi i tij kryesor ka qenë gjithmonë muzika dhe se, ndonëse e respekton rolin e prindërimit, nuk e ka parë kurrë si pjesë të jetës së tij personale.

Një prej atyre që kanë dalë në mbështetje të deklaratës së tij është aktivistja Zana Avdiu, e cila e përshëndeti kurajën e Rexhepagiqit për të folur hapur për një temë që shpesh konsiderohet tabu në shoqërinë tonë. Avdiu theksoi se instikti për të qenë prind nuk është i njëjtë për të gjithë.

Përkrahje për Armendin ka treguar dhe reperi Gold Ag.

“Këngët e Armendit ma kujtojnë fëmijërinë, kur jemi gëzu më pak. E drejtë e secilit është me vendos për fatin e vet, pa dyshim. Ama erë ma të mirë se evladi veç era e nanës mundet me qenë”, ka shkruar Gold AG.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share