Ardhja e kurbetçarëve ka ngjallur qytetin e Tetovës, kafenetë janë përplot ndërsa mund të vërehet rrëmuja edhe në trafik. Menzi kanë priur të vijnë në vendlindje por nuk e shohin qytetin se ka ndryshuar në të mirë thonë të anketuarit për Klan M.
‘’Ardhja e gurbetçarëve ka ndikuar te ai që e kupton, te ai që se kupton nuk ka për ta kuptuar kurrë. Ka atmosferë positive mirëpo rinia e paska ikur nga Maqedonia’’, tha kurbetçari.
“Si e keni gjetur Tetovën në këto momente? Si radhën tjetër, i mungojnë gjitha gjërat nuk ka asnjë rregull këtu, pushimet do ti kalojmë në Leshnicë”.
“Vendlindjen mirë e gjetëm në rregull por koha e nxehtë. Por normale është verë. Jemi të kënaqur që vimë çdo vit. Ku do t’i bëni pushimet? Javën e ardhëshme do të shkojmë në deti”.
Çfarë ka Sllatina që nuk Gjermania?
Shumë pyetje interesante. Sllatina i ka gjërat e veta. Gjermania është Gjermani. Tetova, Tetovë. Ka dallime.
Si e kemi lënë ashtu edhe e kemi gjetur. A ka ndonjë ndryshim? Nuk shoh se ka ndryshime.
Por i pyetëm edhe tetovarët vendas se çfarë mendojnë me ardhjen e gurbetçarëve.
“Pak të dobët janë finansiarisht. Përse? Sigirisht edhe ato kanë krizë ekonomike sikur tek neve.
“Normalisht se ka ndokuar, qyteti është bërë më i bukur. Kafenetë dhe restoranet janë përplot. Normalisht edhe në pjesën ekonomike kemi më shumë zhvillim dhe neve mundohemi që shërbimin ta bëjmë në mënyrën sa më të mirë të mundëshme që të vijnë përsëri”.
Nëse është satisfaksion për kubetçarët, nga mbrëmë ka filluar të funksionojë rruga në hyrje të Tetovës kah pjesa e magjistrales Tetovë-Jazhincë, që pritet që dukshëm ta zvogëlojë rrëmujën në trafik. Nga ana tjetër, në Tetovë, për nder të mërgimtarëve janë organizuar edhe koncerte të ndryshme. /KlanMacedonia/