Gjorçe Petrov: Zbulohen mbetje të rrezikshme në Orman!

INSPEKTORATI I MJEDISIT: MBETJE TË RREZIKSHME QË PO I HELMON QYTETARËT

Shkupi po helmohet, shkrihen 600 tonë bateri akumulatori, zbulohen mbetje të rrezikshme në afërsi të fshatit Orman të komunës së Gjorgje Petrovit. Bëhet fjalë për mbetje të cilat sipas klasifikimit i përkasin klasës së mbetjeve të rrezikshme – bëjnë të ditur nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit.

Siç njoftohet në faqen e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit në Facebook, mbetjet janë lokalizuar javën e kaluar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Sipas gjendjes së konstatuar në terren, dhe sipas Listës së llojeve të mbetjeve (Gazeta Zyrtare e Republikës së RMV-së nr. 100/2005), bëhet fjalë për mbetje me kodin 10 04 – Mbetje nga pirometalurgjia e plumbit i cili sipas klasifikimit i përket klasës së mbetjeve të rrezikshme” – thonë Inspektorati Shtetëror i Mjedisit.

Nga aty theksojnë se sipas gjendjes së konstatuar në terren dhe vlerësimit të rrezikut, inspektori i autorizuar i mjedisit sipas detyrës zyrtare ka filluar procedurën inspektuese dhe me aktvendim ka urdhëruar pronarët e tokave që mbetjet e rrezikshme të zhvendosen nga fshati Orman dhe të dërgohen në lokacion të përshtatshëm për këtë, në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të vendimit. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share