DEPUTETI KOVAÇKI VAZHDON ME LAJME TË RREJSHME
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki, përmes lajmeve të rrejshme vazhdon përpjekjet e tij për të prëfituar politikisht, njofton KlanM.
Ai në profilin e tij në Facebook, sic njofton KlanM, ka shpërndarë një fotografi të një koncerti të estradës serbe në Sofje dhe e ka prezantuar si sallën “Boris Trajkovski” në Shkup.
“Për 54 tavolina dhe 500 karrige, Bujari donatorit partiak të BDI-së do t`i paguaj mbi 1 milion” – ka shkruar Kovaçki.
Tavolinat dhe karriget, Kovaçki ka tentuar t`i prezantojë si pjesë të rregullimit të sallës “Boris Trajkovski” në Shkup, ku pritet të mbahet Samiti i OSBE-së, ku do të marrin pjesë mbi 1.000 pjesëmarrës nga 70 delegacione të huaja.
Këto pamje, sic njofton KlanM, janë shpërndarë nga Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, dhe kanë bërë bujë nëpër rrjetet sociale.
“U pengon gjithçka shqiptare këtyre shovinistëve të kriminalizuar. Mësohuni me barazinë se koha e monopoleve etnike ka përfunduar!” – ka shkruar Osmani në Facebook.
Nuk është hera e parë që deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki, shpërndan lajme të rrejshme. Paraprakisht, sic percjell KlanM, ai kishte publikuar se në Kosovë janë arrestuar pjesëtarë të kundërzbulimit ushtarak, lajm që ishte përgënjeshtruar nga të gjitha shërbimet. /KlanMacedonia/