Kur është koha e duhër për të ngrënë darkë që të ulet rritja e peshës

Një hulumtim i ri ka zbuluar se të ngrënit e ushqimit vonë në mbrëmje mund të ndikojë negativisht në metabolizmin dhe të çojë në rritje të peshës. Studiuesit nga Universiteti Johns Hopkins kanë vëzhguar 20 vullnetarë dhe kanë konstatuar se të ngrënit pas orës 22:00 rrit nivelet e sheqerit në gjak dhe ul sasinë e yndyrnave të djegura, krahasuar me të ngrënit e darkës më herët.

Këto rezultate sugjerojnë se orari i vaktit të mbrëmjes mund të jetë një faktor kyç në menaxhimin e peshës dhe shëndetin metabolik, veçanërisht për ata që vuajnë nga obeziteti ose diabeti. Si masë paraprake, rekomandohet të ngrënit e darkës më herët për të mbrojtur shëndetin metabolik.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share