Finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll do të zhvillohet më 22 maj (e mërkurë)në arenën “Todor Proeski” në Shkup, me fillim në ora 19:00, mes ekipeve Voska Sport nga Ohri dhe Tikveshi i Kavadarit.
Kjo ndeshje për të dyja skuadrat është finale e parë në histori, andaj të dyja skuadrat janë të motivuar që të dalin fitues dhe të përfajqësojn vendin në Konferencë Ligë që është kompeticioni i tretë për nga rëndësia që organizohet nga UEFA.
Dy skuadrat tanimë janë duke bë përgatitjet e duhura në pritje të takimit final të mërkurën. Kështu që skuadra e Voska Sport për këtë ndeshje historike kanë marrë përsipër të organizojnë falas udhëtimin dhe biletat për të gjithë ata që do të mbështesin klubin e futbollit Voska Sport . Në Njoftimin e publikuar në rrjetet sociale të KF Voska Sport thuhet :
NJOFTIM
Të mërkurën e 22 majit do të luajmë finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë së Veriut kundër Tikveshit.
Për finalen historike, kërkojmë mbështetjen e publikut dhe për të njëjtën drejtuesit e klubit kanë menduar për të siguruar falas udhëtimin dhe biletën për të gjithë mbështetësit që do të vijnë për këtë ndeshje.
Finalja ndërmjet Voska Sport dhe Tikveshit do të luhet me 22 maj në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, duke nisur nga ora 19:00.