Kupa e RMV-së: Të Mërkurën ndeshjet e raundit të parë

ë mërkurën në program janë ndeshjet e raundit të parë të Kupës së Maqedonisë, Makedonija GJ.P si fitues i Kupës edicionin e kaluar dhe Sileksi kualifikohen direkmt në 1/8 e finales, ndërsa kualifikim direct kanë siguruar edhe Lubioteni, Skopje dhe Voska Sport shkaku I tërheqjes së ekipeve kundësjhtare Renova, Zajazi dhe Crno Bukin

Skuadra kampione FC Shkupit në 1/16 e finales do të përballen me Bellasicën në Strumicë, nërsa lideri në renditjen tabelore Struga Trim Lum ësht♪7 mysafire e Vardarit të Negorinës.

Shkëndija e Tetovës që nga dita e hënë ndodhet në Strugë aty ku edhe do të pres ndeshjen për Kupë si mysafire e Karaormanit, Fortuna e Hasanbegut është nikoqire e Borecit të Velesit, ndërkohë Teteksi në Tetovë është nikoqir i Akademia Pandev.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në Gopstivari skuadra vendase përballet me Pelisterin që ë një derbi I dy skuadrave t♪7 Ligës së dytë

Vardari do të jetë mysafir i Sasa-s, Tikveshi do të luaj në transfertë ndaj Kozhuvit, ndërsa Bregallnica në Vinicë do të përballet me Sllogën.

Rabotniçki në transfertën ndaj BVK Konjarit, ndërkohë Karbinci do të mirëpret Pobedën e Prilepit.

Të gjiotha ndeshjet luhen të mërkurën me fillim në orën 15:00

Takohen:

Bellasica – Shkupi

Karaormani – Shkëndija

Teteksi – Ak. Pandev

Slloga V – Bregallnica

Vardari N – Struga Trim Lum

Kamenica Sasa – Vardari

Karbinci – Pobeda

Kozhufi – Tikveshi

Gostivari – Pelisteri

Fortuna – Boreci

BVK Konjari Rabotniçki /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share