Kupa e RMV-së: Nesër mësohen dyshet gjysmëfinaliste

SHKUPI, SHTIPI DHE KAVADARI NIKOQIRE TNDESHJEVE ÇEREKFINALE

Të mërkurën në program janë ndeshjet çerekfinale të Kupës republikkane në futboll. Përballje më interesante janë Rabotniçki – Shkupi dhe Makedonija Gj.P – Sileksi, të gjitha  ndeshjet  luhen nesër  me fillim  në ora 13:00.

Ndeshja më interesante në këtë fazë të garave është ajo mes Rabotniçkit dhe liderit në renditjen e tabelës FC Shkupi.

“Romantikët” në të tetën e finales eliminuan Shkëndijën ndërsa Shkupi eliminoi Ohrin. Shkupi aktualisht është në formën e  duhur për çka dëshmojnë edhe sukseset e fundit në kampionat duke shënuar tre fitore radhazi.

“Mendoj se ndeshja kundër Rabotniçkit do të jetë shumë e rëndësishme dhe e vështirë, ku duhet të tregojmë kujdes dhe vëmendje të madhe pasi që është vetëm një ndeshje dhe nuk kemi kohë për ti përmirësuar gabimet. Ne do të futemi në ndeshje pas një serie shumë pozitive por kjo nuk do të na bëj euforik. Përkundrazi duhet të luftojmë dhe të japim maksimumin deri në minutën e fundit. Në grup atmosfera është shumë pozitive, kemi rikthyer shpirtin luftarak në ekip dhe besoj që në fund do të kualifikohemi në gjysmëfinale”, tha Blerton Shejli.

Në stadiumin e qytetit në Shtip, Bregallnica është nikoqire e Voska Sportit. Futbollisti Medin Bajrami shprehet optimisht se ekipi nga Ohri mund të siguron kualifikim në gjysmëfinale.

Po, nesër na pret ndeshja me Bregallnicën. Na pret një ndeshje e vështirë, por ne jemi maksimalisht të përgatitur dhe me angazhimin maksimal bes  që do e kalojmë Bregallnicën”, tha Medin Bajrami.

Fituesi i kupës në edicionin e kaluar, Makedonija Gj.P,  është nikoqire e Sileksit, ndërsa Tikveshit në Kavadar takohet me AP Brera të Strumicës. Të gjitha ndeshjet fillonë në orën 13:00.

Ndeshjet ¼ e  finales së Kupës

Bregallnica – Voska Sport

Makedonija GP – Sileksi

Rabotniçki – FC Shkupi

Tikveshi – AP Brera

Lexo gjithashtu
Total
0
Share