Kupa e RMV-së: BESA e Dobërdollit sfidon Vardarin!

TË GJITHA TAKIMET E 1/16 SE FINALES ZHVILLOHEN TË MËRKURËN

Të mërkurën nis edicioni i 31-të i Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll. Për dallim nga  vitet e kaluara kësaj radhe në raundin e parë do të garojnë 24 ekipe.

Ndeshjet më tërheqëse në raundin e parë të Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll, janë përballjet që do të zhvillohen në Gjevgjeli midis liderit të Ligës së Dytë, Kozhuvit dhe ekipit Brera si dhe ndeshja në stadiumin e Vrapçishtit ku do të përballen Besa e Dobërdollit dhe Vardarit.

Besa, që në 5 xhirot e para në Ligën e Dytë ka 4 fitore dhe një humbje, shpreson se ecurinë e rezultateve pozitive do ta vazhdojë edhe kundër Vardarit.

Na pret një ndeshje e vështirë kundër ekipit të Vardarit, mirëpo ekipi ynë është i motivuar dhe i përgatitur psiqikisht  dhe fizikisht për ndeshjen e Kupës. Besoj se ne do të jemi ata që në fund të festojmë me tifozët tanë” – tha Fiton Ademi, futbollist i KF BESA.

Në raundin e parë që në program janë të mërkurën me fillim në ora 15:00, takohen: Arsimi – Tikveshi, Bashkimi –  Skopje, Bellasica –Gostivari, Besa – Vardari, BVK Konjare – FC Shkupi, Jang Tim – Pobeda, Karbinci – Voska Sport, Kozhufi – Brera, Novaci – Bregalnica, Ohri – Detonit Pllaçkovica, Teteksi – Rabotniçki dhe Vëllazërimi – Pelisteri. Fituesit e këtyre ndeshjeve do të kualifikohen në 1/8 e finales. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share