Kupa e Botës 2026 me 48 kombëtare dhe 106 ndeshje

Kupa e Botës e vitit 2026 do të ketë 104 ndeshje, duke përfshirë një fazë të re të raundit të 32-të, duke e bërë atë kampionatin më të gjatë në historinë e turneut.

Turneu, i cili do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë, do të jetë i pari në histori që do të përfshijë 48 kombëtare.

Të kualifikuarit do të ndahen në 12 grupe të përbëra nga katër skuadra, dhe jo në 16 grupe me nga tre skuadra siç ishte propozuar fillimisht.

Fituesit e grupeve dhe kombëtaret që përfundojnë në vendin e dytë do të kualifikohen në raundin e 32-të si zakonisht, së bashku me tetë kombëtaret me bilancin më të mirë të rezultateve që zënë vendin e tretë.

Me 40 ndeshje më shumë që do të luhen, ky turne do të zgjatet, që nënkupton se do të zhvillohet për 38 ose 39 ditë, në krahasim me 30 sosh që kishte Katar 2022 dhe 32 ditë që kishte Kupa e Botës Rusia 2018.

Lojtarët do të kenë dy javë për tu përgatitur për Kupën e Botës pasi që largohen nga klubet e tyre, dyfish më shumë kohë se sa që kishin lojtarët për Botërorin në Katar.

FIFA ka qenë duke e konsideruar për t’i bërë grupet me nga tre skuadra, por kjo gjë nënkuptonte se një kombëtare do të kishte mbetur e vetmuar, gjë e cila do të kishte influencuar edhe rezultatet.

Formati i ri i Kupës së Botës pritet që të shkaktojë zemërim te klubet e futbollit, të cilat thonë se nuk janë konsultuar për ndryshimet që po bëhen nga FIFA.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share