Kunjat mes Taynës dhe Majk vazhdojnë edhe sot! Majk ka një kundërpërgjigje për të

Rikujtojmë se pak vite më parë, e ftuar në “Shiko Kush Luan”, Tayna ka cilësuar Majk si një ndër artistët “e rënë nga fiku”, që do të thotë se karriera e tij nuk kishte shkuar siç duhej. E gjitha kjo ka ndodhur në lojën ‘Paintball’, një nga lojërat më të pëlqyera të publikut, ideuar nga “Shiko Kush Luan”, e që është rikthyer edhe në “Zemër Luana”. Sonte, pikërisht në këtë lojë, Majk ka vendosur t’i japë Taynës një kundërpërgjigje tërthorazi.

I ftuar në “Zemër Luana” në autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës, në sfidën e tij, Majk duhet të zgjidhte mes artistëve shqiptarë, përsa i përket pyetjeve që kapiteni kundërshtar Olsi Bylyku kishte për të. Duke u pyetur se cilin artist cilësonte si më pak të talentuar, reperi ka zgjedhur pikërisht Taynën.

Nuk dihet nëse nga vetë Tayna do të ketë një reagim, por ajo që është e sigurt është fakti se tashmë diskutimi mes tyre po rikthehet sërish. Gjithsesi Majk ka vendosur të mos e kujtojë atë ç’ka Tayna ka thënë për reperin, edhe pse hakun ka vendosë ta marrë në këtë mënyrë./tvklan.al

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share