Klubi i futbollit Bashkimi pjesën vjeshtore të kampionatit e përfundoi në pozitën e 12-të me 5 fitore, 3 barazime dhe 7 disfata duke grumbulluar 18 pikë që nuk garanton mbijetesë në ligën e dytë, prandaj ekip i është përveshur punës serioze për rezultate më të mira në sezonin pranveror
Bashkimi i Kumanovës vijon me sukses përgatitjet për pjesën pranverore të kampionatit në Ligën e dytë. Ekipi nga 12 janari vijon punën sipas planprogramit të trajnerit Bazhe Janakievski, ndërsa qëllimi kryesor i skuadrës mbetet mbijetesa në këtë rang garash.
“Qëllimi kryesor është të jemi stabil të mbijetojmë në ligë dhe sipas mundësive të ngjitemi në ndonjë pozitë më lartë në tabelë”, tha Bazhe Janakievski
Kapiteni Burhan Aliji është i mendimit se me punën maksimalisht serioze dhe me trajnerin e ri dhe disa përforcime, jo që do të sigurohet mbijetesa, por do të ngjiten në pozitë më lartë në renditjen në tabelë.
“Ambiciet tona janë për me u ngjit sa më lartë për me siguruar mbijetesën. Shpresojmë që me rezultate pozitive ta fillojmë kampionatin me fitore ose së paku me barazim. Na pret një sezon i vështirë. Por shpresoj dhe besoj në rezultate pozitive”, tha Burhan Aliji.
Bashkimi, pjesën vjeshtore të kampionatit e përfundoi në pozitën e 12-të me 5 fitore, 3 barazime dhe 7 disfata duke grumbulluar 18 pikë.
Javën e parë të sezonit pranveror kumanovarët e nisin më 18 shkurt ku do të jenë mysafirë të Ohrit.MO.tvklan.mk