Kufiri i Serbisë/ Shtetasit e Kosovës kalojnë kufirin e Serbisë

Qytetarët e Kosovës që po udhëtonin drejt vendeve të Evropës nëpër Serbi janë bllokuar për orë të tëra në pikat kufitare Serbi-Kroaci dhe Serbi- Hungari.

Autoritetet serbë i kanë lejuar shtetasit e Kosovës që të kalojnë kufirin pas orës 16.00, pasi autoritetet e Kosovës kishin alarmuar BE-në dhe vendet anëtare të QUINT-it për këtë veprim të Serbisë.

Bashkimi Evropian e ka vlerësuar shkelje të Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes veprimin e autoriteteve të Serbisë, ndërsa i ka rikujtuar Serbisë se sbatimi i marrëveshjeve është i detyrueshëm.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Fatmir Haxholli nga zyra ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka thënë se kjo ka ndodhur në shenjë hakmarrjeje ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion.

“Bllokimi i mbi rreth 300 qytetarëve, duke ua mbajtur pasaportat dhe dokumentacionet e udhëtimit, është shkelje flagrante jo vetëm e marrëveshjeve të Brukselit, por edhe e të drejtave universale të njeriut të garantuara me të gjitha konventat ndërkombëtare. Vetëm regjimet më autoritare i bllokojnë udhëtarët e një vendi tjetër, me shpjegimin ‘ky është një urdhër nga Beogradi”, tha Fatmir Haxholli.

Qytetarët që kanë pritur në kufi janë ankuar se pos pritjeve të gjata janë marrë në pyetje nga autoritetet serbe dhe shumicës së tyre u janë bërë pyetje për UCK-në, nërlidhjen e tyre me ta dhe familjen Jashari.

Ata kanë konfirmuar për TV Klan se rreth orës 16 kanë arritur të kalojnë pikën kufitare për të hyrë në territorin e Hungarisë./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share