“Ku i keni deputetët?” – Përfundon debati, por nuk votohet për shkarkimin e ministrave Sali dhe Aliti

Përfundoi sot në Kuvend diskutimi në lidhje me pikën e rendit të ditës për shkarkimin e Ministrit për Shoqëri Informative, Admirim Aliti nga Alternativa. Mes diskutimesh të ashpra nga opozita maqedonase dhe partitë e shumicës së re, debati për këtë pikë u shter, ndërsa nënkryetari i Kuvendit, Goran Misoski, kaloi në pikën tjetër, pa e hedhur në votim pikën e diskutuar.

“Për hedhjen në votim të propozimit për shkarkim të ministrave, do të informoheni më tutje”, tha Misoski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërkaq reaguan nga VMRO-DPMNE. SIç informon Klan Maqedoni, koordinatori i kësaj partie, Nikolla Micevski akuzoi pushtetin se nuk i ka numrat dhe se më kot, sipas tij, po bëjnë propagandë se gjoja VMRO po e bllokon punën e Kuvendit.

“Ku i keni deputetët?”, pyeti Micevski.

Menjëherë pas kësaj, u shpall diskutimi për propozimin për shkarkim të Ministrit pa resor nga Alternativa, Xhemail Çupi. Për të diskutuar janë paraqitur 39 deputetë. Ministri Çupi nuk ishte i pranishëm në sallë për t’iu drejtuar deputetëve./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share