Kthimi i rrethojës në objektin e Qeverisë/ BDI: Rrethoja u nevojitet për të mbrojtur vazalët!

Vendimi i Qeverisë që të rikthejë gardhin dy metra e gjys të lartë, për BDI-në është tregues se pushteti aktual është i vetëdijshëm se duhet të mbrojë vazalët, që sipas tyre  kanë hyrë në ekzekutiv pa pasur legjitimitet. Nga LSDM edhe pse thanë se do të dilnin me një reagim, diçka e tillë nuk ndodhi.

Vendimi i Qeverisë për të rikthyer rrethojën e objektit të ekzekutivit, sipas BDI-së tregon se pushteti aktual është i vetëdijshëm se ka legjitimitet vetëm nga maqedonasit, andaj ndërmerr këtë hap për të mbrojtur vazalët.

“Rrethoja vendoset për shkak se Qeveria është e vetëdijshme se  është me legjitimitet vetëm maqedonas dhe në këtë mënyrë mundohet t’i ruajë vazalët e përzgjedhur të VMRO-së nga populli shqiptar” – tha Arbër Admi nga BDI.

Nga Lidhja Socialdemokrate ish-lideri i së cilës, Zoran Zaev kishte premtuar largimin e rrethojës nga objekti i Qeverisë, fillimisht thanë se do të dilnin me një qëndrim për këtë çështje, por diçka e tillë nuk ndodhin.

Gardhi i cili u vendos në vitin 2015,  nga nga kompania ndërtimore e Shkupit “Bauer BG” kushton 700 mijë euro. Largimi i tij ishte premtim i ish-kryeministrit Zoran Zaev që në vitin 2017. Puna për largimin e rrethojës metalike 2.5 metra të lartë nisi në terren më 7 shkurt të vitit 2019. Largimi i këtij gardhi simbolizonte qasjen transparente  që Qeveria e atëhershme do të kishte ndaj qytetarëve. Sipas pushtetit të atëhershëm është  absurd që ekzekutivi të mbrohet me rrethoje hekurash nga ata të cilët e kanë zgjedhur që t’u shërbejë. /tvklan.mk/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share