Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) sot i kumtoi mandatet e fituara për deputetë në prëbërjen e re parlamentare pas zgjehdjeve të mbajtura më 8 maj të këtij viti. Siç informoi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, për njësitë zgjedhore 5 dhe 6 ku në disa vendvotime do të duhet të rivotohet, rezultatet janë marrë me simulim dhe teknikë të posaçme në bazë të Modelit të Dontit dhe me to janë përfshirë deputetët të cilët sigurisht hyjnë në Kuvend. Pas rivitimit, KSHZ me konkludim të posaçëm do t’i kumtojë mandatet e fituara shtesë.
Në NJZ 1, koalicioni “Maqedonia jote” kryesuar nga VMRO-DPMNE ka 80 963 vota dhe 10 mandate, koalicioni “Për të ardhme evropiane” – LSDM ka 27 164 vota dhe tre mandate, E Majta ka fituar 20 989 vota dhe dy mandate, koalicioni VLEN 21 627 vota dhe dy mandate, koalicioni “Fronti evropian” 20 586 vota dhe dy mandate, përderisa Lëvizja ZNAM 11 944 vota dhe një mandat.
Në NJZ 2, koalaicioni “Maqedonia jote” kryesuar nga VMRO-DPMNE ka 66 422 vota dhe tetë mandate, koalicioni “Fronti evropian” – BDI 60 625 vota dhe katër mandate, kolaicioni VLEN 25 864 vota dhe tre mandate, ZNAM 16 264 vota dhe dy mandate, koalicioni “Për të ardhme evropiane” – LSDM ka 18 631 vota dhe dy mandate dhe E Majta 10 654 vota dhe një mandat.
Në NJZ 3, koalicioni “Maqedonia jote” kryesuar nga VMRO-DPMNE ka fituar 96 545 vota dhe 14 mandate, koalicioni “Për të ardhme evropiane” – LSDM ka 33 601 vota dhe 4 mandate, E Majta 13 404 vota dhe një mandat, përderisa ZNAM 9 426 vota dhe një mandat.
Në NJZ 6, koalaicioni “Maqedonia jote” kryesuar nga VMRO-DPMNE ka 96 551 vota dhe 13 mandate, koalicioni “Për të ardhme evropiane” – LSDM ka 41 965 vota dhe pesë mandate, E Majta 12 428 vota dhe një mandat dhe ZNAM 8 416 vota dhe një mandat.