RASTI ME DR.ÇADIKOVSKIN SHEMBULL PËR EDUKIM ME PARA TË SHTETIT DHE PUNË NË SPITALE PRIVATE
Përmes disa shembujve Komisioni Shtetëror për Luftë kundër Korrupsionit edhe një herë ka vënë në dukje numër të madh të lëshimeve në sistemin shtetëror, të cilat rezultojnë me padrejtësi për individë, nga zyrtarët shtetërorë përgjegjës si dhe dobësi ligjore të cilat krijojnë kushte për humbjen e parave publike. Prokuroria Publike, pas gjetjeve të KSHPK-së, tashmë ka ngritur aktakuzë kundër një ishinspektori në Komunën Qendër, ndërsa nga autoritetet shëndetësore do të kërkohet verifikim dhe kontroll i rregullt, në mënyrë që të shmangen rastet si trajnimi me para të shtetit i ekipit të kardiokirurgut të fëmijëve Vlladimir Çadikovski dhe largimi i tyre i shpejtë në shëndetësinë private.
Pronari i një toke, me dokumente në dorë, që nga viti 2005 ka bredhur nëpër labirintet e komunës Qendër, derisa në parcelën e tij një person tjetër ka ndërtuar objekt. Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit pas hetimit të detajuar lëndën e ka bartur në Prokurorinë Publike, nga ku është ngritur akuzë kundër ishinspektorit në komunë.
“Shpresoj se kjo procedurë do të shkojë deri në fund, që të mund personi që e ka dorëzuar ta realizojë të drejtën e tij, sepse toka vazhdon të jetë e uzurpuar nga persona, i cili për vite me rradhë në këtë tokë, do të thotë që nga viti 2005 me vendim në dorë nuk mund ta realizojë të drejtën para institucioneve tona. Shpresoj të përfundojë në dobi të pronarit,”deklaroi Nuri Bajrami nga KSHPK.
Kryetarja e Komisionit vuri në dukje një rast tjetër – për kalimin nga Klinika Shtetërore në Spitalin Privat “Zhan Mitrev” të kardiokirurgut të fëmijëve Vladimir Çadikovski dhe ekipit të tij, krahas shumës së investuar nga obliguesit tatimorë për trajnimin e tyre në shëndetësinë shtetërore.
“Ministrisë së Shëndetësisë do t’i japim rekomandim për përmirësimin e tekstit të Ligjit për mbrojtje shëndetësore me çka do të mundësohet të gjitha institucionet shëndetësore të kenë licencë për punë ashtu siç e patashikon ligji. Do t’i rekomandojmë edhe Fondit për Sigurim Shëndetësor, prej të cilit do të kërkojmë të përforcohen kontrollet. Të gjitha këto të dhëna do t’i dorëzojmë edhe në kabinetin për menaxhim të mirë, posaçërisht me mjete buxhetore dhe për këtë shkak – siç e pamë nga ky shembull – shteti ka paguar për edukim, por qytetarët nuk mund t’i gëzojnë ato benefite, sepse gjithë ekipi që është edukuar me mjete të shtetit tashmë është pjesë e shëndetësisë private”, deklaroi Biljana Ivanovska, KSHPK.
Lëndët tjera të zbardhura në seancën e sotme të Antikorrupsionit lidhen me keqpërdorimin në interes personal të ishkryetarit të komunës Novo Sellë, për ligjshmërinë e procedurës për angazhimin e të punësuarve, për kontrolle të pakryera dhe raste të tjera. /KlanMacedonia/