KSHPK dhe Kodi Zgjedhor/ AntiKorrupsioni: 45 lëndë për korrupsion zgjedhor!

Vendimet e Gjykatës së Lartë Administrative që disa herë përfunduan në favor të Antikorrupsionit, paraqesin inkurajim dhe nxitje për punën tonë – ka theksuar Kryetarja e Komisionit Antikorrupsion, Tatjana Dimitrovska, në intervistën për Radion Evropa e Lirë.

Ajo është prononcuar edhe për kallëzimet në Komisionin Antikorrupsion për shkeljet e Kodit Zgjedhor.

“Nga shifra prej 45 lëndëve që kanë të bëjnë me dyshimet për shkelje të procesit zgjedhor, 41 lëndë janë formuar sipas kallëzimeve, që kanë të bëjnë me procedura për marrëdhënie pune, dyshime për punësime, ngritja e procedurave dispilinore, ndërprerje të marrëdhënies së punës. 21 lëndë janë formuar mbi këtë bazë. Katër lëndë kanë të bëjnë me dyshime për pagesa të jashtëzakonshme nga ana e institucioneve shtetërore. Për prezantime publike – dy lëndë. Një lëndë për rikonstruimin e objekteve, një tjetër për shfrytëzimin e veturës zyrtare, kurse 12 lëndët tjerë kanë të bëjnë me aktivitete për nisje të parakohshme të fushatës zgjedhore” – ka deklaruar Dimitrovska.

Antikorrupsioni me iniciativë vetanake ka formuar dy lëndë. Njëri ka të bëjë me furnizimin e helikopterëve për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes, kurse tjetri për furnizimin e automjeteve mjekësore.  /TvKlan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share