Vazhdojnë reagimet pas vendosjes së Kryqit në Kodrën e Diellit.
“E vërteta është shumë e hidhur për ata që nuk janë mësuar ta pranojnë, por edhe më e hidhur prë ata që dëshirojnë ta manipulojnë dhe t’ia mveshin të tjerëve.
Ditë më parë paralajmëruam se realizimin për ndërtimin e kryqit në Kodrën e diellit do ta dëshmojmë me fakte. Fakte të cilat do të zbardhin mashtrimet e BDI-së dhe bashkëpunëtorëve të saj LSDM – VMRO.
Historia e ndërtimit të kryqit ka filluar që në vitet e 90-ta, kur toka, e cila është pronë e kishës, ka qenë kullosë dhe nën shfrytëzim të Ndërmarrjes për Menaxhim me Kullosat, por kulmin e ka arritur kur BDI ka ardhur në pushtet dhe ka qenë vizionare në këtë drejtim.
Po ja nisim historisë nga viti 2004.
Në këtë vit është formuar parcellë prej 10 887 m2 dhe i është dhënë në shfrytëzim kompeksit të Manastirit.
Pastaj në vitin 2009, prona i është transferuar Kishës Ortodokse me seli Shkup.
Këto veprime janë zhvilluar larg opinionit dhe syve të qytetarëve të Tetovës. Imagjinoni, në vitin 2018, në Kadastër është regjistruar vendimi i cili është sjellë paraprakisht më datë 18.06.2012 nga njesia për çështje pronësore-juridike, e cila është në kuadër të Ministrisë së Financave në Tetovë, me çka u bë privatizimi i tokës prej 10 889m2 dhe dy objekteve: Kishës dhe Këmbanës. Me çka
Kisha u bë pronare e tokës dhe e dy objekteve.
Edhe pse toka është privatizuar, asgjë nuk ka përfunduar këtu, më datë 19 maj të vitit 2021 dmth, para se të mbahen zgjedhje lokale, ku BDI dhe Teuta Arifin pësuan debakëll në Tetovë, në kadastër është bërë edhe një ridestinimi i të gjithë tokës, e cila tokë, nga vend për kullosa shëndërrohet në tokë ndërtimore.
Pra, pasi është punuar me Kishën Ortodokse për më shumë se dy dekada që t’i jepet toka, t’i ridestinohen për ndërtim, t’i legalizohen objektet, e fundit ishte vendosja e kryqit.
Do të thotë, historia fletë se ka marrëveshje mes BDI-së, LSDM-së, VMRO-së që Kishës t’i jepet tokë në shfrytëzim, pastaj t’i shitet me çmime qesharake, t’i mundësohet të ndërtojë në të zezë e pastaj, BDI vetëm e privatizon.
Do të thotë, historia fletë se ka marrëveshje mes BDI-së, LSDM-së, VMRO-së që Kishës t’i jepet tokë në shfrytëzim, pastaj t’i shitet me çmime qesharake, t’i mundësohet të ndërtojë në të zezë e pastaj, BDI vetëm e privatizon.
Kjo është dyftyrësia e BDI-së dhe miqve të saj. Ata do të mundohen të vazhdojë të punojnë në dëm të interesave të qytetarëve të Tetovës, të nxisin urrejtje dhe të përfitojnë politikisht, por tashmë u ka ngecur sharra në gozhdë, nuk do të munden.
Për në fund, ne do ua japim dokumentet mediave dhe do t’i bëjmë publike, që qytetarët ta shohin qartë se si u punohet pas shpine”, reagojnë nga Komuna e Tetovës.