Kryqi në Kodrën e Diellit: Kovaçevski – politika larg duart nga feja!

NË MUNGESË TË PROJEKTEVE POLITIKANËT NXISIN TENSIONE

Politika larg duart nga feja – ishte mesazhi i Kryeministrit Dimitar Kovacevski teksa ka komentuar tensionet e fundit lidhur me vendosjen e Kryqit në Kodrën e Diellit, njofton KlanM.

Kovaçevski kishte tri mesazhe. I pari, sic njofton KlanM, iu drejtua drejtuesve të Komunës së Tetovës, të cilët, sipas tij, në mungesë të projekteve reale nxisin tensionet ndëretnike.

“Kaluan dy vite nga zgjedhjet lokale, gjysma e mandatit dhe nuk është bërë asgjë nëpër Komuna për projektet e premtuara. Gjëja e vetme që u mbetet është nxitja e ndjenjave kombëtare, fetare të qytetarëve. Edhe një herë përsëris – politika larg duart nga feja” – tha Dimitar Kovaçevski.

Mesazhi i tretë I Kryeministrit, sic njofton KlanM, ishte që vendi duhet të fokusohet në miratimin e vendimeve për integrim në BE, pasi në të kundërtën, sipas tij, do të ripërsëriten 11 vitet e pushtetit të opozitës, kur vendi nuk hapëroi asnjë milimetër drejt BE-së.

“Pamë vetëm përplasje nëpër rrugë në Kala ku disa ngritën një objekt fetar, kurse tjerët e sulmonin. Kjo nuk I duhet vendit. Qytetarët duan të jetëojnë në vend anëtar të BE-së, e jo me pasaporta të vendeve të huaja të shkojnë e të jetojnë në vendet evropiane” – deklaroi Kovaçevski.

Sipas Kryeministrit, sic percjell KlanM, të gjitha kontestet që dalin për ndërtimin e objekteve, pa përjashtime duhet të zgjidhen në kuadër të ligjeve dhe institucioneve, duke respektuar sekularitetin e vendit dhe respektimin e të drejtave fetare për të gjithë qytetarët. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share