Kryqi i Kuq: Fushata ”ndihma e parë shpëton jetë”

RRETH 25 MIJË TE RINJ DO TË TRAJNOHEN PËR TË OFRUAR NDIHMËN E PARË

Kështu i’u dha ndihma e parë një të lënduari i cili kishte lënduar këmbën dhe kishte gjakderdhje.

Të lënduarit, pasi i’u dha ndihma e parë, do të duhet të qëndrojë në këtë pozicion deri në mbërritjen e ambulancës e cila u thirr në numrin e telefonit 194.

“Ndihma e parë shpëton Jetë” është motoja e fushatës që sipas Kryqit të Kuq duhet të përfshijë mijëra të rinj.

“Jam i bindur se deri në fund të vitit do të arrihet objektivi që kemi vendosur për të përfshirë 25 mijë studentë në këto trajnime” – tha Sait Saiti, sekretar i përgjithshëm i kryqit të kuq në RMV.

Në aktivitetin e kësaj fushate në Shkollën e Mesme “Arseni Jovkov” në Shkup ishin të pranishëm edhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe ai i Shëndetësisë, Bekim Sali, të cilët thanë se kjo fushatë senzibilisese është mjaft e dobishme ku të rinjtë do të mësojnë se si të përballen me situatat kur duhet dhënë ndihma e parë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share