Sapo është publikuar në gazetën zyrtare të BE-së Rregullorja 2023/850 e cila mundëson liberalizimin e vizave për Kosovën.
Lajmin e ka bërë të ditur, drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha.
Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se sipas nenit 2 të Rregullores ajo hyn në fuqi me 15 maj 2023, transmeton IndeksOnline.
“Kjo do të lejoj mjaftueshëm kohë institucioneve të Kosovës të ndërmarrin fushatat e nevojshme të informimit për të drejtat dhe obligimet e qytetarëve që burojnë nga lëvizja e lirë në Zonën Shengen, por edhe do jap mjaftueshëm kohë autoriteteve kufitare të vendeve të BE-së të përgatiten për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës nga 1 janar 2024”, ka shkruar ndër të tjera ai.