Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Elisa Spiropali sot do të qëndrojë për vizitë në Maqedoninë e Veriut.
Sipas shërbimit kuvendor për shtyp, Spiropali do të realizojë disa takime. Është paraparë të ketë takim tet-a-tet me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, ndërsa janë paralajmëruar edhe takime me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe me Talat Xhaferin, ish-kryetar i Kuvendit, si dhe me liderin e LSDM-së, Venko Filipçe.