Kryetarja e Këshillit Nacional të Parlamentit Federal të Konfederatës së Zvicrës, Irene Kelin, sot do t’u drejtohet deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Paraprakisht Irene Kelin do të ketë takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.
Me kryetaren e Këshillit Nacional të Parlamentit Federal të Konfederatës Zvicerane do të takohet Arbër Ademi, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane dhe anëtarët e Komisionit në fjalë, gjithashtu me funksionaren e lartë zvicerane do të takohet edhe Lolita Ristova, kryetare e Klubit të deputetëve.
Pas nënshkrimit të Irene Kelin në Librin e përshtypjeve, nga shërbimi për shtyp i kuvendit, paralajmëruan deklarata për media.