FUSHATË E KSHPK-së “BËHUNI HERONJ TË NDERSHMËRISË”
Prindërit nuk duhet të kërkojnë “lidhje” për notat, por nxënësit duhet vet t`i meritojnë. Thirrja, sic njofton KlanM, vjen nga Kryetarja e Komisionit Antikorrupsion, Biljana Ivanovska, gjatë fushatës “Bëhuni heronj të ndershmërisë” që kohë më parë nisi ta zbatojë Antikorrupsioni.
Në tri shkolla fillore të Shkupit, më shumë se gjysma e nxënësve, kanë thënë se janë dëshmitarë të notave pa meritë, falë intervenimeve të prindërve.
BILJANA IVANOVSKA – KRYETARE E ANTIKORRUPSIONIT
“Në anketat e deritashme fëmijtë ishin shumë të sinqertë dhe më shumë se gjysma prej tyre, rreth 60 – 70% kanë thënë se janë dëshmitarë të notave pa meritë, kurse shkaku është se prindërit kanë kërkuar lidhje”
Thirrja, sic njofton KlanM, u drejtohet edhe prindërve dhe mësimdhënësve.
BILJANA IVANOVSKA – KRYETARE E ANTIKORRUPSIONIT
“Fëmijtë janë një kategori, por këtu janë edhe prindërit në shtëpi dhe mësimdhënësit nëpër shkolla. Prindërit janë ata që duhet të edukojnë, mësuesit të arsimojnë dhe nuk duhet të përzihen gjërat. Fëmijtë s`duhet të kenë perceptim se duhet të mbështeten tek prindërit, vet duhet të mësojnë, të luftojnë, e jo me ndihmën e prindërve t`i marrin notat”
Komisioni Antikorrupsion fushatën “Bëhuni heronj të ndershmërisë”, sic njofton KlanM, e nisi më 16 Maj në tri shkolla fillore të Shkupit.
Për zbatimin më të thjeshtë të fushatës, janë angazhuar edhe aktorë që në mënyrën më të thjeshtë nxënësve ua kanë sqaruar problemet me korrupsionin në shoqërinë tonë, se si të njihet korruspioni dhe si të ndiqen shembujt pozitiv. /KlanMacedonia/