Kryetari i PDK-së viziton Shkupin

TAKOHET ME KRERËT SHTETËROR DHE ME AHMETIN

Kreu i Partisë demokratike të Kosovës, ishte mysafir i Kryeministrit Kovaçevski, i Zëvendëskryeministrit Grubi dhe i kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi, raporton Klan M.

Në fund, u takua edhe me Kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, takim që zgjati rreth 1 orë e gjysmë. Ahmeti PDK-në e sheh si ase kombëtar për Kosovën, burgosja e Thaçit dhe e Veselit në mënyrë të padrejtë,
sipas Ahmetit duhet të jetë motiv shtesë për këtë parti që të veprojë në drejtim të zgjidhjes së kontestit me Serbinë dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në BE.

Edhe pse takimi zgjati më shumë se 1 orë, Ahmeti dhe Krasniqi nuk kanë folur për situatën aktuale dhe grevën e arsimtarëve në Kosovë.

‘Para disa muajve kemi pasur grevën e arsimtarëve edhe këtu në Maqedoninë e Veriut dhe eksponent të partisë tuaj vazhdimisht kanë apeluar që të mos shfrytëzohet për pikë politike. Pak a shumë e njëjta situatë po ndodh edhe në Kosovë ku realisht rrogat i kanë pak më të mëdha se arsimtarët dhe profesorët tanë. Në këtë situatë krize a i thatë Z. Krasniqi që mos të shfrytëzohet politikisht dhe ti ndihmohet Qeverisë së Kosovës për shkak se e dimë se në çfarë gjendje është Evropa. Prej përvojës… Nuk është hapur kjo temë, nuk u diskutua dhe nuk mund të jap ndonjë vlerësim. Dhe ne e kemi zgjedhur ashtu siç e kemi zgjedhur edhe autoritetet në Kosovë e kanë përgjegjësinë që ta zgjedhin ashtu siç duan ta zgjedhin’‘ – deklaroi Ali Ahmeti.

E Krasniqi shpjegoi se opozita në Kosovë vetëm po kërkon dialog social. Sa i përket iniciativës Open Balkan edhe partia e tij është kundër.

”Në Kosovë nuk ka mbështetje për procesin e Ballkanit të hapur ende. Ka pasur spekticizëm dhe mëdyshje prej kohës për diskutimin për mini-shengenin e që kanë vazhduar edhe sot me Ballkanin e Hapur. Partia demokratike e Kosovës e vlerëson shumë dhe i jep shumë rëndësi bashkëpunimit rajonal. Ne besojmë se bashkëpunimi rajonal duhet të vazhdoj tutje sepse e ndihmon tejkalimin e sfidave dhe problemeve por edhe paragjykimeve që i kemi njëri me tjetrin. Megjithatë problemi i Kosovës me Serbinë nuk është i tejkalueshëm lehtë. Ahmeti dhe Krasniqi kanë folur edhe për situatën energjetike dhe sfidat që u hapen nga kriza e shkaktuar nga agresioni rus në Ukrainë. Krasniqi tha se është interesuar për masat që i ka marrë Qeveria e Maqedonisë me qëllim që të sugjerohen edhe në Kosovë që vendi i tij mos të vonohet me masat që duhet të merren që qytetarëve tu mundësohet të kenë energji elektrike gjatë dimrit të rëndë që po e pret Evropën dhe Ballkanin” – deklaroi Krasniqi. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share