Dështuan edhe dy përpjekje tjera që gjykatësit kushtetues të zgjedhin Kryetarin që do ta marrë funksionin nga Dobrila Kacarska, madati I të cilës skadon më 2 qershor.
Nga Gjykata Kushtetuese kanë njoftuar se seanca e radhës është dakorduar të mbahet të hënën më 3 qershor.
Sikurse gjatë ditës së djeshme kur pati katër dështime, edhe gjatë ditës së sotme dy kandidatet, gjykatëset Tatjan Vasiq- Bozxhieva dhe Ana Pavlovska – Daneva nuk arritën ta fitojnë shumicën e domosdoshme prej 2/3 të votave.
Gjatë dy përpjekjeve të sotme, rezultati ishte I njëjtë sikurse dje, për Bozaxhievën kishin votuar 5 derisa për Danevën 4 gjykatës.
Që të gjidhet Kryetari I Gjykatës Kushtetuese nevojitet që njëri prej kandidatëve të fitojë 6 nga gjithsejt 9 gjykatësit e përbërjes së kushtetueses./tvklan.mk