“Kryetarët s’kanë nevojë të dorëhiqen” – Ish drejtori i Policisë së Kosovës: Kriminelët në veri kanë marrë krahë

Ish drejtori i Policë së Kosovës, Rashit Qalaj po thotë se katër kryetarët e komunave veriore nuk ka nevojë që të dorëhiqen, ngase janë zgjedhur nga një proces i rregullt zgjedhor.

Ai i tha se ndonëse në zgjedhje kanë marrë pjesë numër i vogël i votuesve, procesi ka qenë legal.

Por ai thotë se nga veprimet jo të qëlluara dhe të argumentuara kriminelët në veri kanë marrë krahë dhe nuk po i frikësohen Njësisë Speciale të Policisë. Madje thotë se për këtë shkak po krijohet  një lloj anarki në atë pjesë të vendit.

“Unë personalisht mendoj që nuk ka nevojë që kryetarët të dorëhiqen, ata janë zgjedhur, një proces që ka qenë i rregullt. Tash numri i vogël i votuesve është e vërtet që është, mirëpo kanë votuar ata që kanë dashur të votojnë. Pjesa dërmuese në mënyrë vetanake apo nën kërcënimin e presidentit të Serbisë dhe krejt aparaturës shtetërore të Serbisë i kanë bojkotuar zgjedhjet dhe e kanë pasur shansin që të participojnë dhe të marrin pjesë në zgjedhje, po ashtu nën dirigjimin e Listës Serbe dhe unë mendoj që është dashur që kryetarët të funksionojnë, mirëpo pas kësaj situate ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm, të kontribuojmë në paqe të kontribuojmë në uljen e tensioneve atje”.

“Është një rrezik mjaftë i madh, ka një kohë që bandat kriminale atje kanë marrë krahë për shkak të veprimeve jo të qëlluara të argumentuara të Qeverisë, realisht që nga shatori i vitit 2021 kemi pasur veprime jo të menduar mirë të Qeverisë dhe në momenti kur është dashur që të merret venim i prerë për reagim ka munguar dhe kështu ka bërë që bandat kriminale realisht kanë arritur që mos të frikohen nga Njësia Speciale dhe të krijojnë një lloj anarki në atë pjesë në vendin tonë”.

Kryetarët e komunave në veri sipas tij, nuk e kanë ditur se ku po shkojnë ditën që janë dërgua në zyrat e tyre. Këtë ai e quan veprim të papranueshëm, duke shtuar se fillimisht është dashur që të konsultohet spektri politik e bashkësia ndërkombëtare.

“Në fakt ka qenë deklaratë e tyre që ata janë thirrur dhe janë dërguar atje dhe nuk e kanë ditur paraprakisht që ku po shkojnë, këto janë deklarata e dy kryetarëve të PDK-së. Mendoj që është veprim i papranueshëm ata ishin dashtë të jenë të përgatitur dhe ta dinin se ku do të shkoni ajo ka ndodhur dhe ju e shihni pasojat që i kemi si vend për shkak të atyre veprimeve”.

“Fillimisht ne i patëm zgjedhjet atje, legale me legjitimet jo te plotë dhe ju e dini që ekzistojnë një periudhë kohore që të kryhen të gjitha procedura që të bëhet betimi i kryetarëve dhe pastaj me një situatë normale në një vend normal vendi i punës së kryetarit do të duhej të ishte në ndërtesat e Komunave, mirëpo në rrethanat në të cilat po jetojmë realisht veprimi i Qeverisë ka qenë veprim i ngutshëm, meqenëse është dashur që të konsultohet me spektrin politik e pastaj edhe me partnerët dhe të gjendet një zgjidhje e pranueshëm dhe që do të ndikonte në tensionimin e situatës edhe të tensionuar”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share