Kryesuesi i OSBE-së, Ministri Bujar Osmani, sot, e hënë, 20 shkurt 2023, do të vizitoj në Republikën e Turqisë së bashku me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, Hellga Shmid.
Gjatë vizitës, kryesuesi Osmani do të ketë takim pune me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushoglu.
Vizita zhvillohet në një situatë të vështirë për Turqinë, pas një sërë tërmetesh shkatërruese në të cilat humbën jetën dhjetëra mijëra njerëz, qindra mijëra u plagosën dhe në zonat e prekura infrastruktura u shkatërrua plotësisht, gjë që sjell vështirësi shtesë për dërgimin e ndihmave humanitare, ushqimit dhe ujit për të mbijetuarit. Vizita e kryesuesit të OSBE-së, Osmani, ka për qëllim mbështetjen e përpjekjeve për rritjen e ndihmave humanitare nga vendet pjesëmarrëse dhe fondet e OSBE-së që janë për këtë qëllim.