Kryeprokurori i shtetit Ljupço Kocevski, në intervistën e tij të parë televizive, në Telma deklaroi se në karrierën e tij si prokuror kishte hetuar shumë krime, por nuk e kishte parë vrasjen e Vanja Gjorçevskës.
“Në përvojën time shumëvjeçare, mund të them se kam pasur 50/60 raste të tilla, fatkeqësisht, por kjo është një vrasje specifike e rëndë”, tha Kocevski, i cili theksoi se nuk ka pasur përvojë të tillë.
Kocevski në intervistë deklaroi se e pret së shpejti ekstradimin e Palçevskit dhe vlerësoi se ka shumë prova në hetimin për atë që ai thotë se është krim i rëndë. Hetimet mbulojnë 5 persona të dyshuar.
“Provat janë siguruar, ka pasur edhe autopsi, gjithçka shkon në favor të gjendjes faktike që vërteton prokuroria, jemi në pritje të ekstradimit për personin që përmendët Palçon dhe mendoj se do të ekstradohet shpejt nga Republika e Turqisë. Puna jonë ka mbaruar, ka mbetur vetëm ekstradimi”, tha prokurori i shtetit Kocevski.