Kryeparlamentari bullgar: Besoj se këtë vit do të miratohen ndryshimet Kushtetuese!

TAKIM NË KUVEND ME KRYEPARLAMENTARIN TALAT XHAFERIN

Pozicioni i Bullgarisë është pranimi i Maqedonisë së Veriut në BE, pa alternativë – ka deklaruar Kryeparlamentari bullgar, Rosen Zheljaskov, gjatë takimit me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Talat Xhaferin, përcjell KlanM.

Sipas tij, për Bullgarinë është shumë e rëndësëishme që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria bashkët të jenë në rrugëtimin evropian.

“Me rëndësi është të dihet se për RMV-në nuk ka alternativë tjetër përvec Evropës. Ju drejtohem me thirrje dhe lutje për mediat – t`i harrojmë narativet e catuara, për shkak se në Ballkan shumë lehtë ndizen shkëndijat e tensioneve. Popujve tonë u kemi borxh të ardhmen evropiane. Zgjedhjet vijnë e shkojnë, por interesat e njerëzve mbeten të pandryshuara”, tha Rosen Zheljaskov.

Kryeparlamentari bullgar ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, siç tha, për pozicionin që lidhet me anëtarësimin e vendit në BE dhe konsolidimin e shumicës për ndryshimet kushtetuese.

Pavarëisht se kjo shumicë është e pamjaftueshme, Kryeparlamentari bullgar ndau mendimin se burrështetasit mendojnë për brezat e ardhshëm, kurse politikanët për zgjedhjet e ardhshme./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share