Kryeministrja e Serbisë viziton Kosovën

Një delegacion i Kosovës viziton Luginën e Preshevës

Ana Brnabiç, kryeministrja e Serbisë, po zhvillon këtë të hënë një vizitë në Kosovë. Kjo në fakt është vizita e parë e Brnabiç, që kur është zgjedhur në krye të ekzekutivit serb në vitin 2017. Pritet që ajo të qëndrojë vetëm ditën e sotme në Kosovë. Brnabiç do të qëndrojë në komunat në veri, pra Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Leposaviç. Ajo viziton vetëm zonat ku popullata është me shumicë serbe.

 

REL raporton se më herët Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë tha se kjo vizitë është “domethënëse dhe e rëndësishme” dhe se qëllim i saj është ruajtja e paqes dhe stabilitetit. Vizita e Brnabiçit në komunat veriore të Kosovës vjen pasi Prishtina dhe Beogradi ranë dakord për shfuqizimin e dokumenteve hyrëse-dalëse, të cilat Serbia ua lëshonte qytetarëve të Kosovës që prej vitit 2011.

Por ndërkohë që Kryeministrja serbe shkon në veri të Kosovës, një delegacion i qeverisë së Kosovës viziton Luginën e Preshevës. Bëhet fjalë për Zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministren e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci. Siç raporton Klan Kosova, delegacioni është pritur nga policia serbe për të ruajtur sigurinë e tyre. Mësohet se Bislimi dhe Nagavci do të takohen me Këshillin Kombëtar Shqiptar, deputetin Shaip Kamberi, krerët e Komunës së Bujanovcit dhe disa vizita në shkolla fillore në Tërnoc dhe Preshevë.

Mbërritja e delegacionit të Kosovës në Serbi

Prishtina dhe Beogradi ranë dakord për shfuqizimin e dokumenteve hyrëse-dalëse, të cilat Serbia ua lëshonte qytetarëve të Kosovës që prej vitit 2011.

Kur qeveria e Kosovës ndërmori masa reciproke nga 1 Gushti, disa serbë lokalë në veri ngritën barrikada, për t’i penguar autoritetet në zbatimin e vendimit të tyre. Për shkak të rritjes së tensioneve, Prishtina zyrtare e shtyu zbatimin e atij vendimi për 30 ditë. Dy vendet arritën një marrëveshje për heqjen e dokumenteve hyrëse-dalëse më 27 Gusht falë edhe ndërmjetësimit të BE-së dhe të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Gabriel Escobar./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share