Kryeministrja e Finlandës Sana Marin për vizitë në RMV

epa09939757 Finland’s Prime Minister Sanna Marin speaks during a joint press announcement with Japan?s Prime Minister (not pictured) at Japan?s Prime Minister official residence in Tokyo, Japan, 11 May 2022. Finnish Prime Minister Marin and her Japanese counterpart strongly condemned Russia’s invasion in Ukraine. EPA-EFE/FRANCK ROBICHON / POOL

Kryeministrja e Finlandës, Sana Marin sot do të qëndrojë për vizitë njëditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kryeministren Marin dhe delegacionin e Qeverisë së Finlandës para qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do t’i presë Kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Sipas agjendës së vizitës, pas pritjes, Kryeministri Kovaçevski dhe Kryeministrja Marin do të kenë takim tet-a-tet, pas së cilit do të vijojë takim dypalësh i pjesëtarëve të dy delegacioneve.

Vizita e Kryeministres Marin do të përfundojë me konferencë të përbashkët për shtyp me Kryetarin e Qeverisë Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski./KLanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share