Kryeministri, Talat Xhaferi: Për Europë, me Europën, bashkë me Presidentin tonë Bujar Osmanin!

Kryeministri i parë shqiptar, Talat Xhaferi tha sonte nga konventa për promovimin e presidentit, Bujar Osmani, se BDI është emër i suksesit që nuk njeh humbje, ndaj si e tillë do të vijoi më fitore të reja.

“Mirëmbrëma të dashur shqiptar kudo që jeni! Është kjo nisma e bombës së BDI-së për të ua treguar të gjithëvë ku e kanë vendin. Në fushatë Ali Ahmeti e paralajmëroi se e ka radhën kryeministri i parë shqiptar, ai e tha, ndaj u tha dhe u bë! Kush mendon që do e rrëzoi BDI-në dhe Ali Ahmetin e ka gabim, sepse emri i tij buron nga lufta, puna dhe sinqeriteti. Ata që sot nuk ka duan, dolën pikërisht nga ne, mirëpo edhe pak ditë do të ua tregojmë të gjithëve se kush ku e ka vendin! Në jemi mbledhur të themi qartë, JO RUSI, PO EUROPË! Për Europë dhe me Europën, bashkë me Bujar Osmanin. Ai që na përfaqëoi dënjësisht në OSBE dhe në MPJ. Bujari do të na prij më 24 prill, më 8 maj, ndërsa më 9 maj na pret festa e madhe”, tha Xhaferi./indeks.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share