Atentati ndaj kryeministrit sllovak/ Robert Fico në gjendje kritike për jetën?!

Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico gjendet në rrezik për jetën, pas atentatit të sotëm ndaj tij. Lajmi është konfirmuar nga press-shërbimi qeveritar i Sllovakisë, nga ku kanë potencuar se me helikopter do të transferohet në qytetin Banska Bistrica, pasi për shkak të plagëve nuk mund të dërgohet në Bratisllavë.

Kryeministri sllovak, Robert Fico ndodhet në spital pasi u qëllua disa herë në një atentat në qendër të qytetit Handlova. Sipas një përditësimi në rrjetin e tij social “Facebook”, bëhet me dije se Fico është në gjendje kritike për jetën, ndërsa thuhet se orët e ardhshme do të jenë vendimtare për jetën e tij.

59-vjeçari Robert Fico, një lider populist, I cili përballej me akuza për lidhje të afërta me Rusinë, vitin e kaluar u zgjodh Kryeministër për mandatin e tij të tretë.

Një sulmues I panjohur kishte shtënë katër herë në drejtim të tij, pas një séance qeveritare në qytetin Handlova. Sipas njoftimeve të para një plumb e ka goditur në stomak, por deklaratat e fundit të zyrtarëve thonë se ndoshta ai është goditur disa herë.

Sulmuesi është arrestuar, por nuk bëhen të ditur motivet dhe identiteti I tij.

Presidentja sllovake është deklaruar e shokuar nga sulmi brutal ndaj Kryeministrit, kurse liderët evropian, të BE-së dhe NATO-s, të shokuar nga sulmi I kanë dëshiruar shërim të shpejtë Kryeministrit sllovak Fico./tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share