Kryeministri serb në Shkup – Korridori 10 prioritet i përbashkët!

MINISTRAT SHQIPTARË MUNGUAN NË PRITJEN E VUÇEVIQIT

E kështu muaj më parë nuk u prit kryeministri I Kosovës Albin Kurti nga qeveria e Hristijan Mickoskit

Për shkak të kohës së kufizuar të kryeministrit serb në pres konferencën e përbashkët me Mickoskin nuk u lejuan pyetje që të kërkohen sqarime me cka dallon kjo vizitë nga ajo e kryministrit Kurtit muaj më parë.

Dy kryeministrat thanë se kanë biseduar  për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Mickoski sikurse zv kryeministri Aleksandar Nikollovski ka përsëritur se për qeveritë e dy vendeve prioritet është Korridori 10.

“Folëm edhe për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë që është pjesë e korridorit 10 që është edhe prioritet strategjik të Qeverisë tonë, siç është edhe Korridori 8, por qëllim dhe prioritet i përbashkët është ndërtimi i Korridorit 10 edhe me fqiun tonë verior edhe me atë jugor. Biseduam edhe për tema të tjera të rëndësishme, ishit dëshmitarë, nënshkruam memorandum bashkëpunimi në sektorin e energjetikës” – tha Mickoski.

E kryeministri serb, konfirmoi edhe njëherë se tema e bashkëpunimit energjetik është tjetër prioritet i dy vendeve.

“Për Serbinë si shtet i rëndësisë së lartë është rruga e furnizimit me gaz përmes Republikës së Maqedonisë së Veriut, respektivisht nga Greqia, përmes RMV-së, pra kemi biseduar për energjetikën. Energjetika është temë për të cilën kemi biseduar shumë, kemi shkëmbyer edhe përvojat tona dhe gjithë ajo që po ndodh në rajon, është e qartë se vendet tona në rajon janë harxhues të mëdhenjë të energjisë” – tha Vuçeviq.

Vizita kryeministrit serb dhe takimet me zyrtarët qeveritar kaloi pa prezencën e ministrave shqiptarë pjesë të Qeverisë. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share