Kryeministri Rama takon Elon Musk në Itali: Me Mister X në Romë (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Romë me ftesë të kryeministres Giorgia Meloni në ditët e politikës, kulturës, debatit në Atreju 2023.

Ai nuk ka nguruar që gjatë këtij eventi të takojë që “kokën” e Platformës X, Elon Musk. Rama ka ndarë disa pamje në rrjetet sociale, teksa shihet duke biseduar me Musk dhe rrethohet nga gazetarë dhe kameramanë të shumtë.

“Me Mister X në Romë”, ka shkruar Rama krahas pamjeve nga takimi

Mësohet se Musk i shprehu kryeministrit dëshirën për vizituar Shqipërinë.

“Do më pëlqente të vija në Shqipëri!”, i tha Musk.

“Eja, ka shumë për të parë dhe bërë në Shqipëri, po mbi të gjitha e sigurtë që s’do pendohesh”, ftoi Kryeministri Rama./abcnews.al

 

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share